Depozitat bankare në monedhë të huaj u rritën me 15.7 % në fund të viti 2022. Banka e Shqipërisë bën të ditur se ky tregues u rrit me 6 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë. Sipas BSH-së, kontribut dhanë ecuria e mirë e turizmit, së bashku me zhvillimet e tjera pozitive në sektorin e jashtëm të ekonomisë. Gjithashtu, një ndikim pozitiv kanë pasur edhe alternativat e kufizuara që ka për investimet në valutë. Nga ana tjetër, depozitat në lekë u rritën me 3.9 % gjatë vitit 2022, duke u frenuar si nga interesi në rritje i individëve për të investuar në letra me vlerë të qeverisë, ashtu edhe nga nivelet e ulëta të deficitit buxhetor. atsh
Depozitat në monedhë të huaj u rritën me 15.7 %
RELATED ARTICLES