Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREDepardieu nxjerr në ankand një pjesë të koleksionit të tij të artit

Depardieu nxjerr në ankand një pjesë të koleksionit të tij të artit

Ylli francez i kinemasë, Gerard Depardieu do të nxjerrë në shitje, në fund të shtatorit në Paris, 250 vepra nga koleksioni i tij i artit, me synimin për t’u argëtuar pak, sipas menaxherit të tij të shitjeve, David Nordmann, i cili mbulon edhe shitjet e shtëpisë së ankandeve ”Ader”. Koleksioni i pasur i aktorit francez, aktualisht nën hetim për sulmet të dyshuara seksuale, përfshin vepra në bronz të Rodin, por edhe pesë vepra të Calder dhe një të Hans Hartung. Ankandi u caktua për më 26-27 shtator në hotel ”Drouot” në Paris. Sipas ekspertëve, nga shitjet mund të sigurohen tre deri në pesë milionë euro. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments