Ylli i kinemasë botërore, Gerard Depardieu u dënua sot në mungesë në Paris me një dënim me burgim prej 18 muajsh me kusht për sulm seksual ndaj dy grave, gjatë xhirimeve të një filmi në vitin 2021.

Aktori 76-vjeçar francez, i përfaqësuar në seancën dëgjimore nga avokati i tij, u shpall fajtor për sulm seksual ndaj Amélie, tani 54 vjeçe, dhe Sarah (emri i ndryshuar), 34 vjeçe, përkatësisht skenografe dhe asistente regjisore në filmin e Jean Becker “Les Volets verts”.

Gjykata penale i dha gjithashtu një dënim dyvjeçar për mosparaqitje në gjyq dhe e vendosi atë në regjistrin e abuzuesve seksualë, në përputhje me kërkesat e prokurorisë