Çështja e dëmshpërblimeve gjermane të luftës mbetet e hapur për qeverinë greke, deklaroi ministri i Mbrojtjes Kombëtare greke, Nikos Dendias ndërsa përfaqësoi kryeministrin dhe qeverinë në ngjarjet përkujtimore të 80-vjetorit të Holokaustit të Kalavrytas. Dendias në deklaratën e tij theksoi se përvjetorët si ai i Kalavritës ”kontribuojnë në krijimin e një fronti të gjerë të bashkimit”. “Me emocion të madh kam përfaqësuar sot kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe qeverinë greke këtu në Kalavryta duke bërë nderimin e duhur për viktimat e mizorive naziste”, deklaroi ai. ”Gjithashtu dua të sqaroj se të gjithë këta përvjetorë janë raste për reflektim kombëtar dhe për të punuar për krijimin e një fronti të gjerë të bashkimit dhe mirëkuptimit kombëtar. Së fundi, në lidhje me çështjen e dëmshpërblimeve, dua të sqaroj diçka që e kam thënë disa herë si ministër i Jashtëm i vendit, pra në të kaluarën time. Çështja për qeverinë greke mbetet absolutisht e hapur”, theksoi Dendias.
Dendias: Çështja e dëmshpërblimeve gjermane të LIIB mbetet e hapur
RELATED ARTICLES