Tirana gjatë orëve të natës dhe sot në mëngjes është përfshirë nga reshje tepër të dendura të shiut dhe një stuhi e fortë ere, të cilat kanë shkaktuar jo pak dëme në kryeqytet. Punonjësit e bashkisë së Tiranës janë në terren, duke punuar për rikuperimin e shpejtë të dëmeve dhe në ndihmë të qytetarëve. Sasia e reshjeve që po bie këtë mëngjes është jo e zakontë për Tiranën. Kryebashkiaku Veliaj tha se “kolegët e emergjencave civile po rikuperojnë dëmet nga stuhia e mbrëmshme. Për pak rikthejmë gjithçka në normalitet”. Veliaj bëri apel qytetarëve të kenë kujdes në rrugë. Punonjësit e bashkisë kanë punuar gjatë orëve të natës dhe në mëngjes për të normalizuar situatën dhe për të eliminuar rrezikun për qytetarët.https://ata.gov.al/2022/11/20/demtimet-nga-moti-veliaj-rikthejme-gjithcka-ne-normalitet/