Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREDemokratët humbin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve

Demokratët humbin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve

Demokratët e presidentit amerikan Joe Biden kanë humbur kontrollin mbi Dhomën e Përfaqësuesve, sipas parashikimeve nga transmetuesit amerikanë, përfshirë numërimin dhe parashikimet e votave nga NBC dhe CNN. ”Republikanët rimorën Dhomën e Përfaqësuesve, me 435 vende, duke kaluar pragun prej 218 vendesh të nevojshëm për një shumicë të mërkurën në mbrëmje”, raportoi CNN, tetë ditë pas zgjedhjeve të mesmandatit. Fitorja është me një diferencë më të vogël se sa pritej nga sa kishin parashikuar ekspertët dhe nuk arrin të ashtuquajturën “valë e kuqe” e premtuar nga republikanët, të cilët tani do të jenë në gjendje të bllokojnë demokratët deri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në nëntor 2024. Ndërkohë, demokratët mbajnë kontrollin e Senatit të SHBA edhe për dy vjet të tjera. Qeverisja për Biden do të jetë më e vështirë në dy vitet e ardhshme me një Kongres të ndarë. Republikanët gjithashtu do të jenë në gjendje të kryejnë hetime për Biden dhe politikat e tij. Të gjitha vendet në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 35 nga 100 vendet e Senatit u kontestuan në zgjedhjet afatmesme të javës së kaluar. Numërimi i votave në disa gara zgjati për shkak të disa rezultateve shumë të ngushta dhe veçorive zgjedhore në disa shtete. Historikisht, partia e presidentit zakonisht rezulton keq në zgjedhjet afatmesme. Sondazhet para votimit treguan vlerësime të ulëta për Biden, i cili është marrë me inflacionin dhe pakënaqësinë për rritjen e çmimeve të karburanteve. Në vend të kësaj, demokratët performuan papritur mirë në përgjithësi duke siguruar një shumicë në Senat, që ka fuqinë të konfirmojë emërime të rëndësishme si ambasadorët, anëtarët e kabinetit ose gjyqtarët federalë. Megjithatë, humbja e kontrollit të Dhomës ka të ngjarë t’i bëjë gjërat të pakëndshme për presidentin gjatë dy viteve të ardhshme. Dhoma e Përfaqësuesve është veçanërisht e rëndësishme kur bëhet fjalë për çështjet e buxhetit dhe republikanët kanë kërcënuar se do të bllokojnë rritjen e tavanit të borxhit dhe ndihmën financiare për Ukrainën. Në një deklaratë të lëshuar menjëherë pasi transmetuesit amerikanë thirrën garën për Dhomën e Përfaqësuesve në favor të republikanëve, Biden përgëzoi opozitën e tij dhe tha se ishte gati të punonte me ta. “Jam gati të punoj me republikanët”, tha Biden. “Unë do të punoj me këdo – republikan apo demokrat – i gatshëm të punojë me mua për të dhënë rezultate për popullin amerikan”, theksoi ai.https://ata.gov.al/2022/11/17/shba-demokratet-humbin-kontrollin-e-dhomes-se-perfaqesuesve/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments