Sipas ambasadës amerikane ish-pjesëmarrësit në programet e shkëmbimit të SHBA, Lutfi Dervishi, Mentor Kikia dhe Erlis Cela trajtuan ekuilibrin delikat midis mbrojtjes së lirisë së fjalës dhe luftës nga keqinformimit të dëmshëm, duke ndarë përvojën e tyre për lundrimin në peizazhin kompleks mediatik.
“Folësit theksuan gjithashtu rëndësinë e njohurive mediatike, të menduarit kritik dhe rolin e qytetarëve në mbajtjen përgjegjëse të qeverive dhe organizatave mediatike”, njofton ambasada amerikane.
“Pjesëmarrësit bënë pyetje, ndajnë mendimet e tyre dhe u angazhuan në një diskutim rreth sfidave dhe mundësive që lidhen me lirinë e fjalës në shoqëritë demokratike”, nënvizoi ambasada amerikane në rrjetet sociale.