Kompania franceze e sigurimeve ka vlerësuar se dëmet e trazirave në shkallë të gjerë që tronditën vendin në qershor pasi policia qëlloi për vdekje një djalë adoleshent është rreth 730 milionë euro (783 milionë dollarë). Kompania “France Assureurs” njoftoi sot se 15 600 viktima kishin paraqitur kërkesat për dëmshpërblim. Sipas raportit, 46% e dëmeve lidheshin me makina të djegura, që përbënin vetëm 1% të dëmit total. Dëmi i pronës komerciale, që përfaqësonte 41% të kërkesave, ishte shumë më i lartë, duke përbërë 65% të dëmit total. Autoritetet lokale paraqitën 4% të kërkesave, duke raportuar dëme në shkolla, stacione policie dhe biblioteka, që përbënin rreth 27% të dëmit total. Franca u trondit nga protesta të ashpra kundër dhunës së policisë pas vdekjes së një 17-vjeçari gjatë një kontrolli ne trafik. Disa nga demonstratat u bënë të dhunshme, duke përfshirë plaçkitje, zjarrvënie dhe përleshje të dhunshme me policinë. Mbi 3 000 demonstrues u arrestuan nga policia gjatë protestave.
Dëmet nga protestat kundër dhunës policore vlerësohen në 730 milionë euro
RELATED ARTICLES