Masat e mbrojtjes nga përmbytjet kanë ulur ndjeshëm dëmet ekonomike  për shkak të  përmbytjet në Evropë që nga viti 1950, bëhet e ditur sipas një studimi gjerman.

Raporti i Institutit të Potsdamit për Kërkimet e Ndikimit në Klimë, i publikuar sot, tha  se masat e adaptimit, të tilla si sistemet e paralajmërimit të hershëm, planet e emergjencës dhe përgatitjet në mënyrë  private, ulën dëmet ekonomike të shkaktuara nga përmbytjet me 63% dhe vdekjet me 52%.

Hulumtimi, i botuar në revistën “Science Advances”, u bazua në një analizë të 1 729 përmbytjeve në Evropë midis viteve 1950 dhe 2020.

Në përgjithësi, barra ekonomike nga përmbytjet është vetëm rreth një e treta e nivelit të parë në vitet 1950, zbuloi studimi.

“Mbrojtja nga përmbytjet dhe masat e tjera të adaptimit kanë kompensuar kryesisht rrezikun në rritje të përmbytjeve nga zgjerimi në fushat e përmbytjeve dhe ndryshimet klimatike në të gjithë kontinentin që nga viti 1950”, tha autori i studimit, Dominik Paprotny.

“Cënueshmëria është zvogëluar ndjeshëm, por progresi në përshtatje ka qenë më i ngadaltë në 20 vitet e fundit, duke treguar nevojën për përpjekje shtesë për të parandaluar një rritje të humbjeve nga përmbytjet nga ndryshimet klimatike në të ardhmen”, shtoi ai.

Shkencëtarët paralajmëruan se përshtatja mund të arrijë kufijtë e saj nëse ngrohja globale vazhdon të rritet, duke theksuar një numër përmbytjesh të rëndësishme në vitet e fundit që ndodhen jashtë të dhënave të studimit, siç janë përmbytjet shkatërruese të “Luginës Ahr” në Gjermani në vitin 2021.

“Është e rëndësishme të monitorohet vazhdimisht progresi në përshtatje dhe ndikimet e ndryshimeve klimatike, dhe të ulen shpejt emetimet globale të gazrave serrë për të mbajtur ndikimet e ndryshimeve klimatike brenda kufijve të menaxhueshëm”, tha bashkautorja e studimit Katja Frieler.