Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIDëmet në sigurime, në vitin 2022 u paguan 55 milionë euro

Dëmet në sigurime, në vitin 2022 u paguan 55 milionë euro

Dëmet e paguara në numër në vitin 2022 ishin në nivelin më të lartë historik. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) bëri të ditur se numri i kërkesave për dëmshpërblim të paguara nga shoqëritë e sigurimit gjatë vitit të kaluar arriti në 55705, për një vlerë totale prej 6.25 miliardë lekë, ose rreth 55 milionë euro. Ndërkohë, në vitin 2021 shoqëritë e sigurimit trajtuan dhe paguan në total 50 541 praktika dëmesh, për një vlerë të përgjithshme prej rreth 6 miliardë lekë. Referuar të dhënave, viti i kaluar shënoi gjithashtu rritje të numrit të dëmeve të paguara për sigurimin e detyrueshëm motorik TPL, të cilat arritën vlerën e 3.27 miliardë lekë, më shumë se gjysma e totalit të gjithë dëmeve të paguara në tregun e sigurimeve. Pagesat e larta të dëmeve gjatë vitit 2022, sollën edhe ulje të stokut të dëmeve në status pezull (ende të papaguara). Në fund të vitit të kaluar, numri i dëmeve pezull të shoqërive të sigurimit ishte vetëm 13.4 % e gjithë dëmeve të trajtuara nga ana e tyre, niveli më i ulët historik. Kjo është reflektuar edhe në uljen me rreth 20 % të numrit të praktikave të dëme pezull, krahasuar me vitin e mëparshëm. Kështu, në fund të vitit 2022, shoqëritë e sigurimit kishin rreth 8607 praktika dëmesh pezull, nga 10745 në fund të vitit 2021. Gjithashtu, në vitin 2022 ka pasur përmirësim të situatës sa i përket Fondit të Kompensimit. Nëse më përpara, rastet e Fondit të Kompensimit sillnin vonesa, madje edhe dërgimin e çështjeve në gjyq, konstatohet se pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri për sigurimet, në korrik 2021, deri në fund të vitit 2022, asnjë rast fond kompensimi nuk ka shkuar në gjykatë. Në përmirësimin e situatës ka ndikuar edhe aplikimi i pagesave përmes siguruesit të drejtpërdrejtë, ku 87 % e rasteve fond kompensimi janë zgjidhur në këtë mënyrë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments