Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVADëmet në Mitrovicë rreth 13 milionë euro, banorët presin ndihmë

Dëmet në Mitrovicë rreth 13 milionë euro, banorët presin ndihmë

Dëmet materiale të shkaktuara nga vërshimet në Komunën e Mitrovicës, sipas zyrtarëve të komunës, janë rreth 13 milionë euro. Këto dëme vërehen edhe në Lagjen e Boshnjakëve dhe atë të komunitetit RAE. “Fonde deri më tani sa unë kam informacion, nuk kemi nga askush. Kryetari i Bedriu i ka ndarë nga buxheti 500 mijë euro për ekonomitë familjare të cilat janë prekur nga përmbytjet dhe do ti ndajmë në mënyrë racionale për të gjithë banorët e përmbytur, një ndihmë solide. Së paku që të rimëkëmben dhe të kthehen në shtëpitë e tyre, në një formë ti kthehen normalitetit të jetës, aty ku kanë banuar deri më tani”, thotë Bahtir Maxhuni drejtor në Drejtorinë e Emergjencave në Komunën e Mitrovicës. “Të gjithëve këtu na ka marrë uji. Të gjithëve na ka marrë uji, nuk kemi gjësende, asgjë nuk kemi”, thotë Isak Berisha, banor. “I kemi pasë 24 shtëpi që janë vërshuar që i ka mbulur uji. Falënderojmë edhe Komunën dhe Qeverisë së Kosovës dhe presidentes. Shumë ministra kanë ardhë na kanë vizituar. Në stafi jemi në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës, me Bedri Hamzën kryetarin dhe stafin e tij të cilët janë në disponim për të na ndihmuar”, thotë Habib Hajdini, përfaqësues i Lagjes RAE, në rrugën Adem Voca. RTK

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments