Friday, April 11, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREDelta e Bunës, një perlë e Shkodrës

Delta e Bunës, një perlë e Shkodrës

Delta e Bunës, e krijuar nga depozitimet e këtij lumi, ka formën e një trekëndëshi të madh me bazë nga deti. Në të ndodhen dy ishuj të mëdhenj Ada në Mal të Zi dhe ishulli i Franc Jozefit, në vendin tonë i krijuar nga depozitimet e aluvioneve të lumit, mbas mbytjes në 1881 të anijes austriake me të njëjtin emër nga flota ruse, që kishte ardhur për të detyruar shqiptarët t’i dorëzonin Ulqinin Malit të Zi, në zbatim të vendimeve të Kongresit të Berlinit për copëtimin e trojeve shqiptare.

Ky ishull dallohet për bimët dhe kafshët e rralla si druri i rrënjës, që është një lloj dushku tepër i rrallë dhe në rrezik në zhdukje. Delta e Bunës është afër 10 km nga qendra e Velipojës, në pjesën veriore të tij, në të kundërt të Lagunës së Vilunit. Një udhëtim nga fshati i Velipojës drejt deltës së Bunës bëhet në këmbë nga dashamirësit e natyrës përmes bregut të detit ose me mjete të mëdha për shkak të rrugës së papërshtatshme.

Grykëderdhja e Bunës frekuentohet pak nga pushues ditor pasi aty nuk ka ambiente shërbimi dhe është një i resurs “i fshehur” i bregdetit të Adriatikut. Drurët me forma të veçanta janë një tjetër bukuri që pasuron panoramën e këtij miniplazhi, ndërsa uji dhe bimësia e bëjnë atë të veçantë. Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”,

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ