Wednesday, October 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREDelon apo ndryshe i konsideruar si përbindëshi i kinemasë franceze

Delon apo ndryshe i konsideruar si përbindëshi i kinemasë franceze

Aktori 88-vjeçar, i cili u shfaq i dobësuar në një foto të publikuar në rrjetin social Instagram nga një tjetër fëmijë i tij, Alain-Fabien, në prag të Krishtlindjeve, pësoi një goditje të rëndë në korrik 2019. ”Ai nuk flet shumë, lodhet apo mërzitet kur i kërkojmë të përsërisë gjërat, sepse zëri i tij nuk është më gjithmonë i vendosur, dua të them i dëgjueshëm”, shpjegon Anthony Delon në këtë intervistë. Tre fëmijët e yllit të kinemasë depozituan një ankesë në korrik kundër gruas që ata e paraqitën si “zonjën shoqëruese” të tij, Hiromi Rollin, një ish-make up artist. Sipas avokatit të tyre, Hiromi Rollin ka “vazhduar të izolojë Alain Delon nga të dashurit, miqtë dhe familja e tij, duke përdorur manovra dhe kërcënime”. Në këtë intervistë, Anthony Delon gjithashtu pretendon se ka paraqitur një ankesë kundër motrës së tij Anouchka, duke e akuzuar atë se nuk e kishte informuar se babai i tyre u ishte “nënshtruar pesë testeve njohëse” midis 2019 dhe 2022 dhe se ai “nuk ia kishte dalë në asnjë prej tyre”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments