Brenda mureve të kësaj shtëpie kanë qëndruar tre qiramarrës shumë të respektuar. Ata janë Joe Biden, Barack Obama dhe Bill Clinton, shkruan il messaggero.it. Ish presidentët jetuan në këtë vilë të vendosur në Georgetown, Washington, e ndërtuar rreth vitit 1891 dhe tani në shitje për mbi nëntë milionë dollarë (9 990 000) nga shtëpia e ankandeve ”Sotheby’s”. Pronari aktual e bleu shtëpinë në 1995 nga Pamela Harriman, ambasadorja e SHBA në Francë dhe një anëtare e shquar e Partisë Demokratike. Shtëpia ka një dhomë muzike, një dhomë të madhe ditore, dhomën e ngrënies e cila mund të strehojë shumë njerëz. Në katin e sipërm, tre dhoma gjumi, duke përfshirë suitën luksoze me një banjë të mrekullueshme dhe një vaskë të madhe. Në katin e dytë ndodhet dhoma e kinemasë dhe dy dhoma gjumi të tjera, njëra me një banjë të brendshme private dhe tjetra me akses në një dhomë të madhe lojërash. Në të ka edhe një tarracë të madhe me pamje nga Uashingtoni
Del në ankand shtëpia ku jetuan tre presidentë amerikanë
RELATED ARTICLES