Shtëpia e legjendës së rock-ut Freddie Mercury ka dalë në ankand për 30 milionë stërlina, bëri të ditur agjencia imobiliare “Knight Frank’’. Shtëpia-muze e këngëtarit ka qenë gjithashtu destinacion pelegrinazhi i pandërprerë për fansat e këngëtarit të ndjerë të Queen. Vendimi për të shiten dhe për të fituar para nga trashëgimia e Freddie u mor nga Mary Austin, gruaja e artistit nga viti 1970 deri në 1976 dhe më pas një mike e ngushtë e tij deri në vdekje, 1991.
Zgjedhja e saj rrezikon të ngjallë kritika të reja, pak muaj pas ankandit të disa relikeve më ikonike, objekteve muzikore dhe veprave të artit që i përkasin muzikantit. Ankandet hidhëruan ndër të tjera, Sir Brian May, kitaristin dhe bashkëthemeluesin e Queen, si dhe bashkëautor me Mercury-n në disa prej hiteve globale të grupit. Fredi vizitoi shtëpinë për herë të pare në vitin 1980, ra në ‘’dashuri’’ me të, dhe arriti ta përvetësonte përmes blerjes. Ai e rinovoi dhe transformoi atë më pas sipas gustove të tij.