Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALEKOSOVADeklaratat e krerëve të shtetit për sulme të reja nga Serbia “trembin”...

Deklaratat e krerëve të shtetit për sulme të reja nga Serbia “trembin” investitorët

Deklaratat e vazhdueshme të krerëve të shtetit kosovar se Serbia po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës, po ndikojnë negativisht në aspektin ekonomik. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna kërkon nga Qeveria e Kosovës dhe liderët e vendit të jenë më të kujdesshëm siç thotë ai me mesazhet që po përçojnë tek përfaqësuesit e jashtëm. Këto deklarata për pasigurinë dhe paralajmërimet për ndonjë sulm të ri, sipas tij po bëhen pengesë për thithjen e investimeve të huaja në vend. Rafuna thotë se pavarësisht që temat me Serbinë janë të hapura, kjo çështje sipas tij nuk duhet të jetë pengesë që shteti të punojë më shumë për të sjellë investime të huaja në Kosovë dhe për të dëshmuar që vendi është shtet stabil dhe miqësor. Kreu i OEK-ut, Rafuna në një intervistë për KosovaPress ka folur edhe për bashkëpunimin me Shqipërinë dhe ka kërkuar të thellohet edhe më shumë. Duke folur për zhvillimin ekonomik të vendit, Rafuna vlerëson se përfaqësuesit e shtetit duhet të përçojnë sa më shumë mesazhe pozitive që Kosova është vend i qetë dhe i qëndrueshëm i të bërit biznes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments