Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREDeklarata e ministrit britanik ndaj shqiptarëve

Deklarata e ministrit britanik ndaj shqiptarëve

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka reagoi mbi deklaratën e sotme të ministrit britanik të Emigracionit, Robert Jenrick. Xhaçka u shpreh e tronditur nga fjalët e ministrit Jenrick, që sipas saj, linçoi shqiptarët për disa vota. “Tej mase e tronditur kur dëgjoj një Ministër Shteti përgjegjës për emigracionin të përdori një gjuhë të tillë vetëm për disa vota. “Gjeni shqiptarin, ndaloni shqiptarin”!”, u shpreh Xhaçka në një postim në rrjetet sociale “Një linçim verbal ndaj një kombi të tërë në një gjuhë që tingëllon sikur ministri po shpall sezonin e hapur për shqiptarët vetëm disa javë pas Komunikatës së Përbashkët mes kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe atij të Britanisë së Madhe, ku vlerësuan rolin e diasporës shqiptare në Britani dhe kontributin e saj të rëndësishëm në kulturë, ekonomi dhe shoqërinë e të dy vendeve”, theksoi Xhaçka. “Veçim i turpshëm i një komuniteti nga një ministër me parime demokratike që sjell kujtime të tmerrshme me një brutalitet të padurueshëm!”, nënvizoi Xhaçka.ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments