Ethel Caterham u bë personi më i moshuar në botë në fillim të majit pas vdekjes së murgeshës braziliane Inah Canabarro Lucas në moshën 116-vjeçare.

Ajo jeton në një azil pleqsh në Surrey, një distrikt në jug të Londrës.

“Ethel ka zgjedhur përsëri të mos japë intervista duke preferuar ta kalojë ditën në qetësi me familjen e saj në mënyrë që ta shijojë atë “, tha një zëdhënës i azilit të pleqve.

Superqindvjeçarja dhe familja e saj janë mirënjohëse për të gjitha mesazhet e sjellshme dhe interesin e treguar.

Ethel Caterham është nënshtetasja e fundit gjallë e mbretit Edward VII, mbretërimi i të cilit përfundoi në vitin 1910.

Ajo është gjithashtu gruaja më e moshuar britanike e të gjitha kohërave.

Vitin e kaluar, ajo mori një letër nga mbreti Charles III duke e uruar për arritjen e këtij “momenti të jashtëzakonshëm historik”