Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALEKOSOVADASH: Marrëveshja Kosovë-Serbi zhbllokon të ardhmen evropiane

DASH: Marrëveshja Kosovë-Serbi zhbllokon të ardhmen evropiane

Marrëveshja Kosovë- Serbi për reciprocitetin është një mundësi e mirë për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes dy vendeve. Kështu e ka konsideruar Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili në një reagim për mediet, shton se kjo marrëveshje do të zhbllokojë të ardhmen evropiane mes dy vende. Departamenti Amerikan i Shtetit deklaron se: “Ne besojmë se dialogu është një kanal dhe një mekanizëm përmes të cilit Serbia dhe Kosova të arrijnë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të përfundojë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve që do të zhbllokojë të ardhmen evropiane për të dyja vendet. Përderisa dialogu ka atë fokus strategjik, ai gjithashtu është një mekanizëm shumë i rëndësishëm dhe shumë fleksibël për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”. Marrëveshja Kosovë- Serbi është përshëndetur edhe nga Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhely. “E mirëpres marrëveshjen për lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe sinqerisht shpresoj që kjo të sinjalizojë një epokë të re të përparimit të vërtetë në dialog, bazuar në marrëveshje dhe zbatim të ndërsjellë”, shkruan Varhely. Serbia ka pranuar të shfuqizojë dokumentet hyrëse-dalëse për qytetarët e Kosovës, ndërkohë që Prishtina zyrtare ka pranuar që të mos lëshojë më karta identiteti për qytetarët që posedojnë dokumente të tilla të Serbisë.https://ata.gov.al/2022/08/28/dash-marreveshja-kosove-serbi-zhbllokon-te-ardhmen-evropiane/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments