Bregdeti i Darëzezës është i vetmi në Ballkan ku era krijon dallgë të cilat janë të favorshme për ushtrimin e këtyre sporteve të veçanta në Shqipëri. Ky plazh ndodhet larg zonave urbane duke u shmangur edhe ndotjen nga derdhjet e ujërave të zeza. Në fundjavë ky plazh është destinacioni i qytetarëve fierakë, e jo vetëm. Rëra këtu është e imët dhe plot jod, mbrëmjet të freskëta dhe mbresëlënëse. Në këtë zonë ka lokale të shumta që ofrojnë kuzhinën tradicionale vendase. ATSH