Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEDardha e zbardhur nga dëbora

Dardha e zbardhur nga dëbora

Në pamjet e publikuara, shihet zona e Dardhës e zbardhur nga dëbora, ndërsa rruga që të çon në këtë fshat është e hapur dhe qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht. Reshjet e borës gjatë ditëve të fundit kanë mbuluar të gjithë zonën. Vetëm 18 km në juglindje të Korçës, Dardha vizitohet veçanërisht në këto ditë të dimrit nga qindra turistë vendas e të huaj. Fshati turistik është një nga atraksionet turistike kryesore gjatë dimrit. Aty ndodhet dhe pista e skive që është shumë e përshtatshme për zhvillimin e sporteve dimërore, veçanërisht atë të skive. Ky atraksion turistik ofron një klimë ideale, ajër të pastër të pasur me oksigjen, gjë që e bën një prej destinacioneve të preferuar gjatë gjithë vitit. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments