Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREDanimarka,masa kundër sulmeve me bazë kulturore dhe fetare në vend

Danimarka,masa kundër sulmeve me bazë kulturore dhe fetare në vend

Danimarka njoftoi se do të hulumtojë rrugët për të marrë masa kundër sulmeve me bazë kulturore dhe fetare në vend. Në një deklaratë me shkrim nga Qeveria e Danimarkës, vihet në dukje se sulmet kundër Kuranit kanë qëllim të shkaktojnë fyerje dhe reagim në vende të tjera dhe kanë përmasa që dëmtojnë Danimarkën. Më tej në deklaratë thuhet se për shkak të akteve të djegies së Kuranit 15 vende kanë dënuar Danimarkën dhe se Këshilli i 18-të i Jashtëzakonshëm i Ministrave të Jashtëm të OBI-t do të mblidhet më 31 korrik për të trajtuar këtë çështje. Po ashtu, në deklaratë, këto provokime janë cilësuar si “akte jashtëzakonisht fyese dhe të pamatur të kryer nga disa individë”. “Ata që kanë kryer këto veprime nuk përfaqësojnë shoqërinë e Danimarkës dhe këto veprime sigurojnë dobi për pro-ekstremistët”, njoftohet në deklaratën ku theksohet se “Qeveria e Danimarkës do të hulumtojë mundësitë për të ndërhyrë për shembull ndaj situatave ku ofendohen kulturat dhe fetë e vendeve të tjera dhe ndaj situatave të veçanta ku kjo mund të shkaktojë pasoja negative serioze kryesisht në aspektin e sigurisë për Danimarkën”. Ndër të tjera në deklaratën vihet në dukje se ky vlerësim do të bëhet në kuadrin e lirisë së shprehjes gjithëpërfshirëse të Danimarkës. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments