Saturday, April 19, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREDANIMARKЁ – Frederiksen jep dorëheqjen

DANIMARKЁ – Frederiksen jep dorëheqjen

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen i paraqiti sot dorëheqjen e qeverisë së saj mbretëreshës Margrethe II, një vendim që ajo e kishte njoftuar pas zgjedhjeve parlamentare një ditë më parë. Pas një diskutimi me liderët e tjerë të partive parlamentare, Frederiksen konfirmoi se kishte paraqitur kërkesën për dorëheqje, duke shtuar se ishte e qartë se qeveria nuk mund të vazhdonte në gjendjen e saj aktuale. Frederiksen ka udhëhequr Danimarkën që nga viti 2019 me një qeveri të pakicës socialdemokrate, e cila është mbështetur kryesisht nga partitë e majta. Në një numërim dramatik të votave, kampi i kuq me prirje të majtë arriti një shumicë votash në minutën e fundit, duke bërë që Frederiksen të njoftonte dorëheqjen e saj. Pas dorëheqjes së saj, do të përcaktohet se cili lider partie duhet të ngarkohet për formimin e një qeverie të re, një rol që pritet t’i kalojë sërish Frederiksen. Më pas, ajo mund të eksplorojë mundësitë për një qeveri të gjerë që përfshin qendrën politike, një gjë e rrallë në Danimarkë. Opsioni i saj i dytë do të ishte të mbështetej në shumicën jashtëzakonisht të vogël të bllokut të kuq prej 90 nga 179 vende gjithsej, të arritura vetëm duke marrë parasysh tre mandate nga Grenlanda dhe Ishujt Faroe.https://ata.gov.al/2022/11/02/danimark%d1%91-frederiksen-jep-doreheqjen-duke-i-hapur-rrugen-aleances-se-re/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ