Këpucët ikonë blu dhe prej kamoshi, të veshura nga ylli i rock en roll-it Elvis Presley do të dalin në ankand. Këpucët e masës amerikane 10,5 do të dalin në shitje sot. Ato u nxorën në shitje nga britanikët ”Henry Aldridge & Son”. Çmimi fillestar është 70 mijë dollarë, por llogaritet se mund të arrijë deri në 150 mijë dollarë. Sipas shtëpisë së ankandeve, Elvis i ka veshur këpucët në disa raste në vitet 1950, si në skenë ashtu edhe jashtë saj. Momenti i tij më i njohur ishte më 1 korrik 1956 kur ai këndoi “I Want You, I Need You, I Love You” dhe “Hound Dog” në “The Steve Allen Show”. Më vonë, në vitin 1958, ia dha mikut të tij Alan Fortas, para se të shkonte në ushtri