Në brigjet e lumit Buna, në zonën e Dajçit të Shkodrës, ndodhet një plazh i vogël që po kthehet në një atraksion gjithnjë e më të kërkuar nga vizitorët vendas dhe të huaj.

I rrethuar nga gjelbërimi dhe ujërat e pastra të Bunës, ky plazh ofron çlodhje larg zhurmës dhe temperaturave përvëluese të qytetit.

Një gji i qetë dhe i mbrojtur, ku pushuesit gjejnë kombinimin perfekt mes natyrës së virgjër dhe mikpritjes lokale, plazhi i vogël në Dajç po fiton një vend të veçantë në hartën e destinacioneve alternative të turizmit në Shqipëri.