Nuk ka shumë destinacione mesdhetare që mund të konsiderohen si një “zbulim i ri”, por Riviera Shqiptare – shtrirja jugore e vijës bregdetare të Shqipërisë – është një prej tyre, shkruan Joe Kessel në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Daily Mail”. Mirë se vini në Rivierën Shqiptare – ujërat bruz dhe plazhet e pacenuara e bëjnë këtë vend ballkanik destinacionin e ri të pushimeve. Vetëm dy milje e ndajnë ishullin grek të Korfuzit nga ky destinacion ballkanik – dhe të njëjta ujëra bruz të Detit Jon shtrihen në brigjet e të dy vendeve. Ndryshe nga Greqia, Shqipëria ofron çmime më të lira. Ushqimi është i shijshëm (peshku i freskët, mishi i qengjit dhe sallatat), një gotë e madhe me verë kushton 1,70 paund dhe dhomat në hotelet luksoze me pesë yje kushtojnë vetëm 50 paund në natë. Shqipëria është me diell 300 ditë në vit, me temperatura rreth 18 gradë Celsius deri në nëntor dhe plazhet e saj jugore përshkruhen si “Maldivet e Evropës”.
“Daily Mail”: Destinacioni me ujëra bruz dhe plazhe të pacënuara
RELATED ARTICLES