Tuesday, November 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURECynthia Weil, ”Walking in the rain”

Cynthia Weil, ”Walking in the rain”

Autorja e njohur e teksteve të këngëve, Cynthia Weil vdiq në moshën 82-vjeçare, konfirmoi familja e saj. Tekstshkruesja fituese e Grammy ishte autore këngësh hit, përfshirë “You’ve lost that Lovin’ feeling”, “On Broadway” dhe “Walking in the rain”. ”Weil vdiq të enjten në mbrëmje, e rrethuar nga familja e saj në shtëpinë e saj në Kaliforni”, tha për agjencinë e lajmeve PA një zëdhënës i vajzës së saj, Jenn Mann. Në një deklaratë të ndarë me PA, Mann tha se “Cynthia Weil ishte një tekstshkruese, legjendë e rock and roll-it, fituese e çmimit Grammy, Rock & Roll Hall of Fame dhe Songwriters Hall of Fame. “Ajo shkroi shumicën e këngëve të saj me bashkëshortin, partnerin dhe shokun e shpirtit Barry Mann. Ajo ishte brilante, e bukur dhe një aktiviste e shkëlqyer për të drejtat e kafshëve”, shtoi ai. Ata ishin një nga ekipet më të suksesshme të muzikës, me bazë në lagjen ”Brill Building” të Manhatanit, së bashku me kombinime të tjera të suksesshme si Carole King, Gerry Goffin, Jeff Barry dhe Ellie Greenwich. Dyshja u futën në Rock & Roll Hall of Fame në 2010 nga King. Bashkëpunimi i tyre me James Horner për kolonën zanore të “An american tail”, me titull “Somewhere out there”, fitoi Grammy në 1987 për këngën më të mirë dhe këngën më të mirë për një film apo televizion. Ai u nominua gjithashtu për çmimin Oscar dhe Golden Globe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments