Lëvizja vullnetare “River Clean up Albania” në bashkëpunim me bashkinë e Durrësit, AdZM Durrës e institucione të tjera, kanë ndërmarrë një aksion pastrimi në pyllin me pisha dhe plazhin në Gjirit e Lalëzit (pranë Drejtorisë së Policisë dhe ambulancës). Në aksionin e 41-të të tyre, ata kanë pasur mbështetjen e modeles me famë botërore Emina Çunmulaj. Me thjeshtësinë e një artisteje e nëne, si dhe me dashurinë për mirëqenien dhe mjedisin, në rang global, Emina ofroi ndihmën e saj në këtë program i cili synon veçanërisht të vazhdojë betejën e tij për lumin më të ndotur nga plastika, Ishmin. Emina Çunmulaj, e konsideron veten një patriote vullnetmirë, e gatshme të mbrojë lumin, detin, pyllin, te cilët sipas saj janë bekimet që Zoti i ka falur Shqipërisë dhe duhet të mbrohen. “River Clean Up Albania” në bashkëpunim edhe me disa shkolla të zonës, duke ndërgjegjësuar nxënësit dhe komunitetin, ka arritur së fundmi të grumbullojnë 440 kg mbetje plastike, të cilat ishin të shpërndara në natyrë.https://ata.gov.al/2022/08/30/modelja-cunmulaj-ndihmon-ne-pastrimin-e-plazhit-prane-gjirit-te-lalezit/