Gjatë sesionit, pjesëmarrësit, artistë të rinj, profesionistë të kulturës, organizata dhe hapësira kulturore u informuan në detaje mbi: mënyrën e funksionimit të skemës Culture Moves Europe; kategoritë e aplikimit, që përfshijnë Mobilitetin Individual dhe Rezidencat Artistike; kriteret e përzgjedhjes dhe profilin e aplikantëve të pranueshëm; udhëzimet praktike për përgatitjen e një aplikimi konkurrues.
Në fund të prezantimit, u zhvillua një sesion i hapur pyetje-përgjigje, ku pjesëmarrësit morën këshillim të drejtpërdrejtë mbi idetë e tyre të projekteve dhe mundësitë për të përfituar nga programet e lëvizshmërisë dhe ato kulturore të finacuara nga Bashkimi Evropian.
Ky aktivitet synon të nxisë rritjen profesionale të komunitetit kreativ në Shqipëri, të fuqizojë qarkullimin e artistëve shqiptarë në skenën evropiane dhe të promovojë projekte inovative që kontribuojnë në zhvillimin kulturor të vendit.
Për më shumë informacione mbi thirrjet e programit Evropa Krijuese dhe programe të tjera, Creative Europe Desk Albania mbetet i hapur për këshillim dhe asistencë teknike për të gjithë të interesuarit.





