Sipas “ScienceAlert”, studiuesit në Kinë kanë gjetur prova bindëse se mikrobiota e zorrëve, bashkësia e baktereve që jetojnë në sistemin tonë tretës, mund të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e OCD-së.

Studimi identifikoi gjashtë lloje të baktereve të zorrëve – që duket se janë të lidhura me simptomat e OCD-së – të tilla si larja kompulsive e duarve dhe mendimet ndërhyrëse.

Kjo shënon herën e parë që shkencëtarët lidhin drejtpërdrejt modele specifike mikrobike me çrregullimin.

Ndërsa hulumtimet e mëparshme kanë eksploruar boshtin zorrë-tru, ky studim shkon më tej duke sugjeruar se çekuilibrat mikrobikë mund të jenë një shkak rrënjësor dhe jo vetëm një faktor kontribues.

Studiuesit vunë re se individët me “Çrregullim Obsesiv-Kompulsiv” kishin profile të dallueshme bakteriale krahasuar me personat në gjendje normale – duke treguar një rrugë të mundshme biologjike që fillon në zorrë dhe që ndikon në funksionin e trurit përmes sinjalizimit imunitar dhe nervor.

Ndërsa nevojiten më shumë kërkime për të konfirmuar shkakun dhe për të zhvilluar zbatime klinike, ky zbulim ofron mundësinë për të kuptuar dhe trajtuar “Çrregullimin Obsesiv-Kompulsiv” përtej modeleve tradicionale psikiatrike.

Çrregulimi obsesiv-kompulsiv është një çrregullim psikologjik – në të cilin një person ka obsesione ose ndjen nevojen t’i mbarojë ose përserisë disa rutina ose aktivitete ndryshe kompulsionet – në atë masë sa që shkakton stres ose dëmton funksionimin e jetës së përditshme.

Kompulsionet e shpeshta janë larja e duarve, numërimi i sendeve dhe kontrolli nëse dyert janë të mbyllura.

Këto aktivitete ndodhin në atë masë saqë jeta e përditshme e personit ndikohet negativisht.

Kjo gjendje shoqërohet nga tike nervoze, çrregullime ankthi dhe një rrezik i shtuar i vetëvrasjes.