Portugalia ka një problem të madh. Fernando Santos-it përveç përgatitjeve që duhet të bëjë për ndeshjen e radhës në Botëror, që vlen një vend në gjysëmfinale, tani i duhet që të merret edhe me pasojat që sjellin privilegjet e Cristiano Ronaldo-s. I privilegjuar – Pozitat gjithmonë e më të dobta në ekip kanë bërë që pakënaqësitë ndaj Ronaldo-s të dalin në pah. Së fundmi thuhet se një pjesë e mirë e lojtarëve të Portugalisë janë të revoltuar për shkak të privilegjeve që i rezervon Federata, Ronaldo-s. Më i fundit quhet Ricky Regufe, i cili është menaxheri personal ish-futbollistit të United. Lojtarët janë të habitur se përse Regufe-s i është dhënë leje që të qëndrojë gjithmonë pranë tyre dhe të ndaj me ata hapësira të rezervuara. Disa prej lojtarëve të Portugalisë janë habitur se përse Regufe i shoqëron edhe në ditët e ndeshjeve në ambientet e stadiumeve. Kjo revoltë vjen pasi asnjë lojtar tjetër i Portugalisë nuk ka leje nga Federata që të shoqërohet nga dikush në Katar. Zanafilla – Lidhja e Regufe-s me Ronaldos është e hershme. Ai që sot do të njihet si menaxheri personal i Ronaldos në 2003-in ka qenë “kumbari” i kontratës milionere që bëri 37-vjeçari me “Nike”. Që prej atij momenti kur Ronaldo ishte ende pjesë e Sporting Lizbonës dyshja ka nisur një sërë bashkëpunimesh të tjera, të cilat kanë qenë mjaft të frytshme për të dy palët.https://sport.rtsh.al/artikull/trajtim-special-per-cr7-rebelohen-portugezet