Që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës janë vrarë të paktën 128 gazetarë dhe punonjës të medias.
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) shkruan këtë në faqen e tij të internetit, duke specifikuar se kjo është më shumë se sa kanë vdekur në çdo vit që kur vetë CPJ filloi të dokumentojë vrasjen e gazetarëve në 1992.
“Të gjitha, përveç dy vrasjeve, u kryen nga forcat izraelite”, shkruan CPJ.
CPJ po heton gjithashtu të paktën 10 raste të tjera të sulmeve të supozuara të qëllimshme.
CPJ është një organizatë e pavarur, me seli në Nju Jork, e përkushtuar për të mbrojtur lirinë e shtypit dhe të drejtat e gazetarëve në mbarë botën