Ndonëse numri i infektimeve me COVID është dyfishuar, siç e konfirmon edhe së fundmi ISHP, interesi i qytetarëve për t’u vaksinuar është pothuajse i papërfillshëm. Në një qendër shëndetësore numri i qytetarëve që paraqiten për të aplikuar vaksinën kundër COVID shkon 1-2 persona, kryesisht të moshuar. Arjana Mulgeci, infermiere QSH.8 shprehet se numri i vaksinimeve mbetet shumë i ulët. “Numri i vaksinimeve mbetet shumë i ulët edhe pse ka pasur rritje të infektimeve. Sëmundjet që po qarkullojnë së fundi si covid, viroza etj, ka filluar të vë pak në lëvizje qytetarët. Aktualisht paraqiten 1 deri në 2 qytetarë në ditë për vaksinim ndaj covid”, deklaron infermierja. Qytetarët ndihen të frikësuar nga vala e re e infektimeve, por edhe të paqartë nëse duhet apo jo të aplikojnë vaksinën dy valente që disponojnë qendrat shëndetësore për nënvariantet e Omicronit BA.4 dhe BA.5 që kanë qenë në qarkullim më herët. “Unë kam bërë tre doza që kur ishte vala e madhe e infektimeve. Tani nuk e di a do ta bëj apo jo dhe a duhet bërë. Po tha mjeku që duhet bërë , do ta bëjmë”, shprehet qytetari. Por ka edhe nga ata qytetarë që kanë nxituar të bëjnë dozën e pestë nga shtimi i infeksioneve virale. “Unë kam ardhur në qendër për të bërë dozën e pestë. Po e bëj për t’i paraprirë ndonjë sëmundje të mundshme nga COVID”, shprehet një tjetër qytetar. ISHP i ka bërë thirrje për aplikim të vaksinës COVID tek grupet e riskut ndërsa pritet që Ministria e Shëndetësisë të dalë me udhëzime të reja për llojin e vaksinës së ardhshme.
COVID, qytetarët nuk tregojnë interes për vaksinim
RELATED ARTICLES