COVID në Shqipëri

0
5

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,357 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 110 qytetarë. Janë shëruar 261 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 266,958 që nga fillimi i epidemisë.