Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 2749 testime për COVID-19, teksa 1336 qytetarë kanë rezultuar të infektuar. Po ashtu, MSHMS informoi se nuk ka pasur asnjë humbje jete dhe janë 1029 qytetarë të shëruar. MSHMS njoftoi se në 24 orët e fundit u kryen 2749 testime, nga të cilat rezultuan pozitivë me COVID-19 517 qytetarë në Tiranë, 93 në Durrës, 53 në Sarandë, 48 në Lushnjë, 43 në Kamëz, 40 në Fier, 37 në Vlorë, 34 në Shkodër, nga 33 qytetarë në Berat, Lezhë, 31 në Elbasan, 28 në Gjirokastër, 24 në Vorë, 23 në Kuçovë, 21 në Krujë, nga 20 qytetarë në Kavajë, Korçë, nga 18 qytetarë në Divjakë, Tepelenë, 14 në Mallakastër, nga 13 qytetarë në Kurbin, Himarë, Devoll, Dimal, nga 10 qytetarë në Patos, Gramsh, 9 në Vau i Dejës, 8 në Dibër, nga 7 qytetarë në Bulqizë, Selenicë, Maliq, Belsh. 6 në Roskovec, nga 5 qytetarë në Pukë, Tropojë, Pogradec, nga 4 qytetarë në Fushë-Arrëz, Kukës, Mirditë, Shijak, Skrapar, Peqin, nga 3 qytetarë në Has, Mat, Delvinë, Finiq, Përmet, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Konispol, Libohovë, nga 1 qytetar në Rrogozhinë, Poliçan. Janë 9,826 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 29 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2. Janë shëruar 1029 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 288,047 që nga fillimi i epidemisë. Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid-19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-Covid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror. Statistika (21 korrik 2022) Raste të reja ditore 1336 Të shëruar në 24 orë 1029 Të shtruar në spitale 29 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 2749 Testime totale 1,894,914 Raste pozitive 301,394 Raste të shëruara 288,047 Raste aktive 9,826 Humbje jete 3,521 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 5,733 Durrës 751 Fier 729 Vlorë 466 Berat 408 Shkodër 391 Elbasan 388 Lezhë 293 Korçë 250 Gjirokastër 210 Dibër 135 Kukës 72./http://ata.gov.al/2022/07/21/covid-19-mshms-1336-te-infektuar-ne-24-oret-e-fundit/
COVID-19, MSHMS: 1336 të infektuar në 24 orët e fundit
RELATED ARTICLES