Ministria e Shëndetësisë (M.SH) bëri të ditur të dhënat, lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë. Sipas M.SH, gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 606 raste të reja infektimesh me COVID-19, nga 1732 testime të kryera, si dhe ka pasur një humbje jete. Ai është një 86-vjeçar nga Durrësi. Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid-19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror. Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. “Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1732 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 606 qytetarë, në këto bashki: 159 në Tiranë, 34 në Fier, 28 në Durrës, 24 në Shkodër, 20 në Lushnje, 19 në Sarandë, 18 në Kavajë, 16 në Gjirokastër, 15 në Vlorë, nga 9 qytetarë në Kamëz, Korçë, Elbasan, 6 në Tepelenë, nga 5 qytetarë në Rrogozhinë, Pogradec, Berat, Peqin, nga 4 qytetarë në Mallakastër, Maliq, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Krujë, Dibër, Patos, Himarë, Devoll, Kuçovë, Gramsh, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Selenicë, Delvinë, Përmet, Këlcyrë, Skrapar, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Pukë, Kukës, Vorë, Bulqizë, Mat, Roskovec, Divjakë, Janë 3,704 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 21 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Durrësi 86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes. Janë shëruar 404 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 318,804 që nga fillimi i epidemisë.”, njofton M.SH.https://lajme.rtsh.al/artikull/covid-19-ministria-e-shendetesise-1-viktime-606-te-infektuar-ne-24-oret-e-fundit
Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë: 1 viktimë, 606 të infektuar në 24 orët e fundit
RELATED ARTICLES