Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Corriere della Sera” për Tiranën: Qytet vazhdimisht në zhvillim

“Corriere della Sera” për Tiranën: Qytet vazhdimisht në zhvillim

E përditshmja italiane “Corriere della Sera” i ka kushtuar një hapësirë të veçantë Tiranës, si një prej destinacioneve që nuk duhen humbur nga italianët këtë vit. Në artikullin e saj, “Corriere della Sera” thekson se kryeqyteti, Tirana është një qytet i gjallë dhe vazhdimisht në zhvillim, plot muze, bare dhe restorante të shkëlqyera, që shërbejnë kuzhinë vendase dhe ndërkombëtare. “Kryeqyteti, Tirana është porta e Shqipërisë. Zemra e qytetit është Sheshi Skënderbej. Në qendër është statuja e heroit shqiptar që mbrojti Shqipërinë dhe Perëndimin nga përparimi i Perandorisë Osmane në shekullin e XV. Teatri i Operës dhe Baletit, Banka e Shqipërisë, Xhamia Et’Hem Bej dhe Muzeu Historik Kombëtar kanë pamje nga sheshi. Në historinë e saj rrëfehet historia e Shqipërisë që nga epoka paleolitike e deri në ditët e sotme”, shkruan gazetarja italiane Francesca Masotti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments