Sunday, April 20, 2025
HomeSHKENCA DHE JETACopernicus: Evropa përjetoi dimrin e dytë më të ngrohtë

Copernicus: Evropa përjetoi dimrin e dytë më të ngrohtë

Sistemi i gjurmimit satelitor “Copernicus” i Bashkimit Evropian (BE) njoftoi se sipas periudhës referuese 1991-2020 në Evropë, dimri që po lëmë pas ishte i dyti më i ngrohtë nga të gjithë dimrat në kontinent. Sipas një deklarate me shkrim nga “Copernicus”, ky dimër ishte “stina e dytë më e ngrohtë e regjistruar për Evropën”, me temperatura shumë mbi mesataren në pjesë të Evropës Lindore dhe pjesë të Evropës Verilindore. Në shkurt 2023, temperaturat mesatare të ajrit në shumicën e pjesëve të Evropës ishin më të larta se periudha e referencës 1991-2020. Kushte dukshëm më të ngrohta se mesatarja janë vërejtur në Norvegji dhe Suedi, në zonat përreth Detit të Zi përgjatë Rusisë dhe në rajonin e Svalbardit. Mbretëria e Bashkuar kishte gjithashtu “shkurtin e pestë më të ngrohtë që nga viti 1884”. Nga ana tjetër, disa pjesë të Тurqise , Gadishullit Iberik dhe Kaukazit kishin temperatura më të ftohta se mesatarja mujore. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ