Friday, April 18, 2025
HomeSHKENCA DHE JETACOP28 – SHBA: Koha vendimtare për të shpëtuar klimën

COP28 – SHBA: Koha vendimtare për të shpëtuar klimën

Kjo eshtë koha vendimtare për të shpëtuar klimën, tha sot i dërguari i posaçëm i SHBA-së, John Kerry në bisedimet e COP28, ndërsa kërkoi veprim të shpejtë dhe vendimtar për të kufizuar rritjen e temperaturës globale. Ndërsa Konferenca e OKB-së për Ndryshimet Klimatike përfundon javën e saj të parë në Dubai, liderët botërorë janë larguar, dhe delegatët e mbetur pas po përpiqen të përmbledhin qëndrimet e përbashkëta, veçanërisht për të ardhmen e lëndëve djegëse fosile. Kerry, një ish-sekretar shteti që shërben si zëdhënësi i presidentit të SHBA-së, Joe Biden për klimën, ishte në mesin e zyrtarëve të lartë që kërkonin veprim të guximshëm ndërsa negociatorët luftojnë për detajet e politikës dhe hartojnë një rezolutë të përbashkët që do të publokohet në përfundim të konferencës. “Arktiku është në një shkallë të çmendur shkrirjeje, dhe ju i keni parë zjarret në Greqi, Australi, Rusi dhe në mbarë botën. Çfarë ju nevojitet?”, u tha Kerry gazetarëve. Kerry kërkonte heqjen e qymyrit dhe naftës dhe gazit natyror. Rreth 100 vende e mbështetën këtë qëndrim në konferencë. Arabia Saudite dhe India shihen si lojtarët më të mëdhenj që kundërshtojnë përkushtimin për një heqje të tillë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ