Sunday, November 24, 2024
HomeSHKENCA DHE JETACOP27 – Pritje të vakëta nga bisedimet pёr masat për klimёn

COP27 – Pritje të vakëta nga bisedimet pёr masat për klimёn

Njё konferencё globale pёr klimёn‚ e cila ka filluar prej dy javёsh‚ do tё zhvillojë sot takimin e fundit nё resortin e Detit të Kuq nё Egjipt, ndërkohë që rezultatet që priten të dalin janë të vakëta. Shefi i OKB-sё‚ Antonio Guterres‚ udhёtoi nё Egjipt pёr konferencёn dhe tha se negociatat ishin tё ndёrlikuara. Guterres i bёri thirrje tё gjitha palёve qё tё bëjnë veprime kuptimplota pёr klimёn. Negociatorë nga 200 shtete janё mbledhur qё nga data 6 nёntor pёr tё diskutuar sesi ngrohja globale mund tё kontrollohet dhe sesi mund tё financohen dёmet e shkaktuara. Ata kanё krijuar edhe njё fond pёr dёmet e shkaktuara‚ i cili ёshtё pjesё e axhendёs. Njё problem tjetёr ёshё fakti qё klima po dёmtohet nga lёndёt djegёse fosile. Pushtimi i Ukrainёs nga Rusia ka bёrё qё tё rritet çmimi i burimeve tё energjisё dhe si pasojë shumё shtete e kanё rishikuar politikёn e energjisё nё vendet e tyre. Ka pasur shumё paralajmёrime qё tё hiqet dorё nga pёrdorimi i lёndёve djegёse fosile nё mёnyrё qё ndryshimet e klimёs tё jenё tё qendrueshme. Konferenca‚ e njohur edhe si si COP27‚ po zhvillohet nё mes tё tensioneve gjeopolitike dhe globale.https://ata.gov.al/2022/11/18/cop27-pritje-te-vaketa-nga-bisedimet-p%d1%91r-ndryshimin-e-klim%d1%91s/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments