Një konferencë e OKB-së për klimën në Egjipt hyri sot në ditën e saj të fundit, ndërsa delegatët përpiqeshin të arrinin konsensus mbi çështjet kryesore që lidhen me frenimin e ngrohjes globale. Konferenca dyjavore, e njohur si COP27, do të përfundonte dje, por ajo u zgjat edhe sot me shpresën për të arritur një përparim. Një çështje e mprehtë në qendër të bisedimeve është pagesa e dëmshpërblimeve për dëmet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike në vendet më të varfra. Delegatët e vendosën çështjen, e njohur si financimi i humbjeve dhe dëmeve, në rendin e ditës, për herë të parë këtë vit. Vendet në zhvillim kanë bërë presion prej kohësh për krijimin e një mekanizmi financiar për të trajtuar dëmet e shkaktuara nga klima në vendet me të ardhura të ulëta, një kërkesë që ka hasur në rezistencë nga vendet e pasura, për vite me radhë. Bashkimi Evropian ka sinjalizuar gatishmërinë për kompromis për financimin e vendeve të cenueshme, por me kushte. Së pari, paratë duhet t’i përfitojnë vendet më të cenueshme – një kusht që synon të parandalojë Kinën, një emetues kryesor global, të përfitojë nga pagesat. Për më tepër, dëmshpërblimet e dëmeve klimatike duhet të lidhen me shkurtime më të thella të emetimeve. Një pengesë e re për delegatët u shfaq dje vonë, kur u njoftua se i dërguari i SHBA për klimën, John Kerry, një pjesëmarrës kyç, kishte rezultuar pozitiv me koronavirus. Zëdhënësja e tij, Whitney Smith tha se ai ishte plotësisht i vaksinuar dhe kishte vetëm simptoma të lehta. “Ai po punon me ekipin e tij të negociatave dhe homologët e huaj përmes telefonit për të siguruar një rezultat të suksesshëm të COP27,” shtoi Smithhttps://ata.gov.al/2022/11/19/fokus-cop27-perpjekje-per-arritjen-e-nje-marreveshjeje/
COP27 përpjekje për një marrëveshje të minutës së fundit
RELATED ARTICLES