Skiatorja Lara Colturi është futur për herë të parë në top10 në një garë të Kupëns së Botës. Ky është një rezultat historik për skiatoren kuq e zi dhe nje gur kilometrik për skite në Shqipëri. Lara Colturi u rendit e 9-ta dhe arriti kohën më të mirë në lëshimin e dytë duke lëne pas edhe Shiffrin apo Vlohva, njoftoi sot KOKSH. Ajo u nis me numrin 60 në fillim të garës, duke realizuar një arritje të madhe për t’u futur në top10. Me këtë rezultat Lara konsolidon vendin në top30 në renditjen e përgjithshme në disiplinën e Slalomit.