Paketuesi evropian i Coca-Cola në Belgjikë ka njoftuar një tërheqje masive të produktit në Evropë për shkak të përmbajtjes së tepërt të klorit.
Tërheqja prek konfeksionet në kanaçe dhe shishe qelqi të Coca-Cola, Sprite, Fanta, Fuze Tea, Minute Maid, Nalu, Royal Bliss dhe Tropico në Belgjikë, Holandë, Britani të Madhe, Gjermani, Francë dhe Luksemburg, në qarkullim që nga nëntori.
“Ne nuk kemi një shifër të saktë, por është e qartë se është një sasi e konsiderueshme’’, theksoi Coca-Cola Europacific Partners Belgium.