“Çobo” vlerësohet nga “Forbes Global Properties”

0
3

 Kantina e verës “Çobo” është vlerësuar nga “Forbes Global Properties” për autenticitetin, inovacionin dhe rrëfimin e saj unik përmes verës.

Ky konsiderohet një tjetër sukses i kantinës “Çobo” që vjen po ashtu si vlerësim për produktet shqiptare.

Vera e kuqe e kantinës “Çobo” vjen nga varieteti autokton “vlosh”.

Vitin e kaluar vera e kantinës “Çobo” është zgjedhur nga somelieri Luca Giardini si një nga 5 verërat më të mira joitaliane në botë.