Vit pas viti, Evropa është në mendjen e turistëve të panumërt. Shqipëria, destinacioni mesdhetar mbetet nën radar për t’u vizituar në 2024, sipas një artikulli të botuar në të përditshmen amerikane CN Traveler (Condé Nast Traveler). I vendosur në veri të Greqisë dhe në jug të Malit të Zi, ky vend ballkanik krenohet me traditat e vjetra, vijën bregdetare mahnitëse dhe kuzhinën vendase. Shqipëria nuk është prekur ende nga turizmi masiv, kështu që vizitorët mund të shijojnë peizazhin e pacënuar në të gjithë vendin – të eksplorojnë natyrën, shtigjet e njohura të ecjes në Alpet Shqiptare në veri, dhe të relaksohen në Rivierën piktoreske Shqiptare në jug. Po çfarë e bën atë veçanërisht tërheqëse? Një e kaluar shumë e pazakontë. Nëse po planifikoni një udhëtim, këto janë vendet më të mira për të vizituar në Shqipëri.