Çmimi i picës “rritet” gjithnjë e më shumë në Itali, sipas Qendrës së Trajnimit dhe Kërkimit mbi Konsumin (CRC), e cila kreu një anketë mbi çmimet e produkteve ushqimore ”Made in Italy” të njohura dhe të vlerësuara në të gjithë botën, shkruan il messaggero.it.

Sipas studimit, kostoja është rritur me 18.3% në gjashtë vitet e fundit, duke arritur sot në një mesatare prej 12.14 eurosh për person. Margherita mbetet pica më e shitur.

Duke analizuar të dhënat e Istat sot pica më e shtrenjtë në Itali është ajo që shërbehet në Reggio Emilia, ku kostoja mesatare në një piceri (e cila përfshin një picë dhe një pije, përveç tarifës së mbulimit dhe shërbimit nëse ka) është 17.58 euro.

Siena vjen në vendin e dytë, me një mesatare prej 17.24 eurosh për të njëjtën pije.

Në vendin e tretë është Macerata me një mesatare prej 16.25 eurosh. Ndërsa qyteti me picën më të lirë nuk është Napoli, siç mund të mendohet, por Livorno, me një kosto mesatare prej 8.75 eurosh për vakt, i paraprirë nga Reggio Calabria (9.15 euro),

Listës së picave të lira i pasojnë qytetet e Pescarës (9.37 euro) dhe Catanzaros (9.96 euro), me një shpenzim më pak se 10 euro për pica e pije.