Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIÇmimi i naftës zbret në 221 lekë/litër

Çmimi i naftës zbret në 221 lekë/litër

Bordi i Transparencës për Karburantet informoi se çmimi i naftës do të ulet nesër, pas uljes së çmimeve në bursën Platts Mediteran. Bordi bëri të ditur se referuar të dhënave të bursës Platts të datës 16.11.2022, ka ndryshim të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit. Konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $/ton) i benzinës është 950, –29 nga data 11.11.2022, $/ton, ndërsa çmimi i gazoilit/diesel është 1025, –5 nga data 11.11.2022, $/ton. Po ashtu, kursi i këmbimit i BSH ka pësuar një ulje të lehtë në 112.28 ( -1.65 nga data 11.11.2022). “Si rrjedhojë çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 221 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 204 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 192 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 73 lekë/litër me pakicë dhe i shitjes me shumicë 61 lekë/litër për automjetet”, bëri të ditur bordi. Sipas Bordit, çmimi i shitjes me shumicë i gazoilit për peshkim është 127 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 17 nëntor, ora 12.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.https://ata.gov.al/2022/11/16/bordi-i-transparences-cmimi-i-naftes-zbret-ne-221-leke-liter/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments