Bordi i Transparencës për Karburantet informoi se çmimi i naftës do të ulet sot, pas rënies së çmimeve në bursën Platts Mediteran. “Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 199 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 187 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 177 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 165 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litër me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet”, theksoi Bordi. Sipas Bordit, çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 106 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga bordi do të hynë në fuqi në datë 20 dhjetor, ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.https://ata.gov.al/2022/12/20/bordi-i-transparences-cmimi-i-naftes-zbret-ne-199-leke-liter/