Bordi i Transparencës për Karburantet informoi se çmimi i naftës do të ulet sot, pas rënies së çmimeve në bursën Platts Mediteran. Bordi bëri të ditur se “referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 06.12.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $/ton) i Benzinës është 719, -47 nga data 05.12.2022, $/ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 819, -71 nga data 05.12.2022, $/ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar rritje në 111.4 (+0.4 nga data 05.12.2022)”. “Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë: çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 198 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 186 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 180 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 168 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litër me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet”, theksoi Bordi. Sipas Bordit, çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 104 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 7 dhjetor, ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.https://ata.gov.al/2022/12/07/bordi-i-transparences-cmimi-i-naftes-zbret-ne-198-leke-liter/