Bordi i Transparencës për Karburantet informoi se çmimi i naftës do të ulet sot, pas rënies së çmimeve në bursën Platts Mediteran. “Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 196 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 184 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 175 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litër me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet”, theksoi Bordi. Sipas Bordit, çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 102 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 9 dhjetor, ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.https://ata.gov.al/2022/12/09/bordi-i-transparences-cmimi-i-naftes-zbret-ne-196-leke-liter/
Çmimi i naftës zbret në 196 lekë/litër
RELATED ARTICLES